SHBA, Pelosi shtyn zyrtarisht fjalimin e Presidentit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85068-shba_pelosi_shtyn_zyrtarisht_fjalimin_e_presidentit
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e shtyu zyrtarisht fjalimin e presidentit Donald Trump për gjendjen e vendit deri në hapjen e plotë të qeverisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 24, 2019 12:57 Europe/Tirane
  • SHBA, Pelosi shtyn zyrtarisht fjalimin e Presidentit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e shtyu zyrtarisht fjalimin e presidentit Donald Trump për gjendjen e vendit deri në hapjen e plotë të qeverisë.

Demokratja nga Kalifornia i shkruante zotit Trump të mërkurën se Dhoma e Përfaqësuesve kontrolluar nga demokratët nuk do të miratojë rezolutën e kërkuar që lejon presidentin të mbajë fjalimin tradicional përpara Kongresit.

Zonja Pelosi e ndërmori këtë hap vetëm pak orë pasi presidenti Trump e njoftoi se kishte në plan ta mbante fjalimin të martën më 29 janar, në përputhje me ftesën e saj të mëparshme.

Letra e zonjës Pelosit e ka detyruar Shtëpinë e Bardhë të përpiqet për të hartuar një plan alternativ për fjalimin, i cili është një nga mundësitë më të mëdha që tradicionalisht i jepet presidentit për të paraqitur programin e tij përpara publikut.

Zonja Pelosi shkruante: "Mezi pres që t'ju mirëpres në Dhomën e Përfaqësuesve në një datë të vendosur bashkërisht për këtë fjalim kur qeveria të jetë hapur.''

Presidenti Trump tha se nuk është i befasuar që Kryetarja e Dhomës Pelosi zyrtarisht po e shtyn mbajtjen e fjalimit nga ana e tij. Ai shtoi se zonja Pelosi nuk dëshiron ta dëgjojë të vërtetën.

Ai tha se demokratët janë "radikalizuar" dhe "nuk duan të shohin ndalimin e krimit, që ne mund ta bëjmë shumë lehtë në kufirin jugor". Ai ia hodhi fajin atyre që i quajti "demokratë super të majtë".

Trump u pyet për letrën e zonjës Pelosi gjatë një takimi për kujdesin shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë. Ai u pyet gjithashtu për mbylljen e qeverisë që po hyn në muajin e dytë.