Rusia dhe Kina mbështesin presidentin Maduro të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85071-rusia_dhe_kina_mbështesin_presidentin_maduro_të_venezuelës
Kina dhe Rusia po e mbështesin, Nicolas Maduron si udhëheqës të Venezuelës si dhe po i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihet në trazirat që po ndodhin në atë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 24, 2019 13:05 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Kina mbështesin presidentin Maduro të Venezuelës

Kina dhe Rusia po e mbështesin, Nicolas Maduron si udhëheqës të Venezuelës si dhe po i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihet në trazirat që po ndodhin në atë vend.

Deklaratat u bënë pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.

Të mërkurën, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare.

SHBA tha se "ish-presidenti Maduro" nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në krizën në Venezuelë duke thënë se Pekini kundërshton ndonjë lloj intervenimi të huaj në atë vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hua Çunjing tha se të gjitha palët në konflikt duhet të mbesin “racionale dhe të qeta” si dhe të kërkojnë zgjidhje politike.

Kina i ka dhuruar Venezuelës 65 miliardë dollarë në 10 vitet e fundit, nëpërmjet huadhënies, depozitave dhe investimeve.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë ushtarakisht në Venezuelë, duke pretenduar se një veprim i tillë do të shkaktonte një skenar katastrofik, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Sergei Ryabokov.

SHBA tha se "ish-presidenti Maduro" nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

Deri më tash, ushtria i ka mbetur besnike Maduros.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në një tubim të mërkurën, në kryeqytetin Karakas, në mbështetje të Guaidos, i cili është udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.