Deputeti polak shpreh keqardhje për organizimin e konferencës së Varshavës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85074-deputeti_polak_shpreh_keqardhje_për_organizimin_e_konferencës_së_varshavës
Kryetari i grupit për miqësi parlamentare të Polonisë dhe Iranit ka shprehur keqardhje për organizimin e konferencës anti-iraniane të Amerikës në Varshavë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2019 13:32 Europe/Tirane
  • Deputeti polak shpreh keqardhje për organizimin e konferencës së Varshavës

Kryetari i grupit për miqësi parlamentare të Polonisë dhe Iranit ka shprehur keqardhje për organizimin e konferencës anti-iraniane të Amerikës në Varshavë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Michal Gorski ka zhvilluar një takim në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Varshavë dhe duke shprehur keqardhje për organizimin e konferencës anti-iraniane të Amerikës në Varshavë, tha se kjo konferencë mund të shkatërrojë rezultatin e përpjekjeve dhjetëra vjeçare të tij dhe të kolegëve të tij për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimeve mes Polonisë dhe Iranit.

Ai njëkohësisht shpreh optimist se në çfarëdo rrethana që të jetë, marrëdhëniet mes të dy vendeve të cilat kanë historik të gjatë, të ruhen dhe zgjerohen më mirë se në të kaluarën.

Michal Groski ka kërkuar nga autoritetet e ambasadës së Iranit në Poloni që të pranojnë dhe dërgojnë keqardhjen e tij për qeverinë dhe popullin e Iranit. Ai ka theksuar se një vendim i tillë është marrë përkundur qëndrimit të Polonisë dhe Parlamentit të këtij vendi dhe me padyshim se nuk është iniciativë e qeverisë së Polonisë, por është një plan i imponuar nga Amerika.