Reporterja e OKB shkon në Turqi për çështjen Khashoggi
(last modified Fri, 25 Jan 2019 07:48:05 GMT )
Janar 25, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • Reporterja e OKB shkon në Turqi për çështjen Khashoggi

Reporterja e OKB për çështjet e dënimeve arbitrare me vdekje, ka shkuar në Turqi për të ndjekur procesin e hetimeve të pavarura ndërkombëtare rreth vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Agnes Callamard ka shkuar në Turqi për të marrë pjesë në hetimet ndërkombëtare që do të zhvillohen javën e ardhshme për rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Ajo do të qëndrojë në Turqi nga 28 janari deri më 3 shkurt. Më herët ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po përgatit masa për të nisur një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ai nuk e shtjelloi më shumë këtë proces, por i tha agjencisë “Anadolu” se Ankaraja tashmë ka përgatitur bazën për një hetim ndërkombëtar dhe së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm. Kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte Princin e Kurorës saudite u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll. Arabia Saudite po gjykon 11 persona, përfshirë disa nga rrethi i ngushtë i Princit të Kurorës dhe po kërkon dënim me vdekje kundër pesë prej tyre.

 

 

Tags