Senati refuzon planin e Trump për hapjen e qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85090-senati_refuzon_planin_e_trump_për_hapjen_e_qeverisë
Senati amerikan ka refuzuar planin e presidentit Donald Trump për hapjen e qeverisë federale.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 25, 2019 05:18 Europe/Tirane
  • Senati refuzon planin e Trump për hapjen e qeverisë

Senati amerikan ka refuzuar planin e presidentit Donald Trump për hapjen e qeverisë federale.

Presidenti amerikan kishte propozuar mbrojtje dhe mbështetje të përkohshme për refugjatët në Amerikë në rast të miratimit të fondit prej 5.7 miliard dollarësh të nevojshëm për zbatimin e premtimit të tij për ndërtimin e murit ndarës të Amerikës me Meksikën. Mirëpo ky plan dhe plani tjetër i propozuar nga demokratët është refuzuar nga Senati dhe me këtë vendim qeveria amerikane do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. Presidenti Donald Trump nuk do ta mbajë dot fjalimin mbi gjendjen e vendit për sa kohë vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e tërhoqi ftesën drejtuar Kreut të Shtetit për ta mbajtur fjalimin në 29 janar me argumentin se më parë duhet të rihapen të gjitha shërbimet qeveritare. Ngërçi i krijuar ka prekur 800 000 punonjës federalë. Demokratja nga Kalifornia iu drejtua shefit të Shtëpisë së Bardhë duke i thënë se Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët nuk do ta miratonte rezolutën e kërkuar që lejon Presidentin të mbajë fjalimin tradicional përpara Kongresit. Mbajtja e tij në datën 29 janar do të përputhej me ftesën e saj të mëparshme. Letra e Pelosit e detyroi Shtëpinë e Bardhë të tentonte hartimin e një plani alternativ për fjalimin, i cili është një nga mundësitë më të mëdha që tradicionalisht i jepet Presidentit për të paraqitur programin e tij përpara publikut.