Mbyllet konsullata dhe ambasada venezuelase në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85091-mbyllet_konsullata_dhe_ambasada_venezuelase_në_amerikë
Presidenti i Venezuelës ka dhënë urdhër për mbylljen e ambasadës dhe konsullatës në Amerikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 25, 2019 05:18 Europe/Tirane
  • Mbyllet konsullata dhe ambasada venezuelase në Amerikë

Presidenti i Venezuelës ka dhënë urdhër për mbylljen e ambasadës dhe konsullatës në Amerikë.

Nicolas Maduro, ka thënë se ka pranuar kërkesën e Meksikës dhe Uruguait për dialog me kundërshtarët për zgjidhjen e krizës politike në Venezuelë. Trazirat në Venezuelë kanë nisur pasi Juan Guaido, kreu i shkarkuar i parlamentit të Venezuelës pa i kushtuar vëmendje rezultatit të zgjedhjeve dhe duke pasur mbështetjen e Uashingtonit, veten e ka shpallur president të përkohshëm të Venezuelës. Lideri i Venezuelës, Nicolas Maduro, i është kundërpërgjigjur sfidës së Presidentit së SHBA-së i cili njohu udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, si President të përkohshëm. Maduro tha se Venezuela do të ndërpriste marrëdhëniet me SHBA dhe u dha diplomatëve 72 orë kohë për t'u larguar. Por SHBA-të thanë se "ish-Presidenti Maduro" nuk kishte më autoritet. Z. Guaido dhe SHBA i kanë kërkuar ushtrisë të braktisë Z. Maduro, por në vend të kësaj Ministri i Mbrojtjes dënoi z. Guaido. Shtatë vende të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Perusin, kanë ndjekur SHBA-në duke mbështetur z. Guaido si Presidentin legjitim. Kanadaja po e mbështet atë, ndërsa BE bëri thirrje për zgjedhje të reja. Megjithatë, Meksika, Bolivia dhe Kuba kanë shprehur mbështetjen për Z. Maduro. Ngjarjet dramatike të fundit u zhvilluan në mes të protestave masive kundër presidentit Nicolás Maduro. Ai betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Por, Venezuela ka disa vite që ndodhet në “rënie të lirë” ekonomike, që kur drejtimin e vendit e mori Maduro, pas vdekjes së Hugo Chavez. Hiperinflacioni dhe mungesat e ushqimeve të shportës bazë, por edhe mjeteve të tjera të domosdoshme, kanë detyruar miliona venezuelianë të ikin nga vendi.