Arrestohet një bashkëpunëtor i presidentit amerikan Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85112-arrestohet_një_bashkëpunëtor_i_presidentit_amerikan_donald_trump
Roger Stone një bashkëpunëtor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është arrestuar të premten nën akuzat për veprimtari kriminale që po i zhvillon Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Arrestohet një bashkëpunëtor i presidentit amerikan Donald Trump

Roger Stone një bashkëpunëtor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është arrestuar të premten nën akuzat për veprimtari kriminale që po i zhvillon Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller.

Arrestimi i Stone u bë pasi ndaj tij u ngriten shtatë akuza, njoftoi zyra e Këshilltarit, Mueller. Stone, një bashkëpuntor dhe këshilltar i fushatës së Presidentit amerikan Trump, përballet me një akuzë për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve. Megjithatë, ai nuk akuzohet për bashkërendim me zyrtarë rus, të cilët pretendohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Këto pretendime janë çështja kyçe me të cilën po merret Këshilltari i Posaçëm Robert Mueller.