Bota kundërshton komplotin e Amerikës kundër Venezuelës
Pas zhvillimeve të fundit politike në Venezuelë, ku Amerika haptazi ka ndërhyrë në punët e brendshme të këtij vendi, reagimi i botës ndaj Uashingtonit ka qenë negativ, reagim që ka qenë më i ashpër nga ana e Kinës dhe Rusisë.
Juan Guaido, kreu i shkarkuar i parlamentit të Venezuelës, veten e tij e ka shpallur si president të përkohshëm dhe ka mbajtur betimin. Pas këtij veprimi Donald Trump doli me një deklaratë ku ka njohur Guaidon si presidentin e përkohshëm të Venezuelës. Uashingtoni ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet e tij ekonomik dhe diplomatike për vendosjen e demokracisë në Venezuelë. Duke reaguar ndaj këtij veprimi, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro paralajmëroi për një grusht shteti. Maduro në një mesazh në Twitter ka shkruar: Ekziston akoma mundësia e një grushti shteti. Unë nga populli i Venezuelës kërkoj të jetë trim dhe të dalë në rrugë dhe të vazhdojë punën e vet. Venezuela dëshiron paqe dhe jo grusht shteti apo ndërhyrje të huaj. Ndërkohë ushtria e Venezuelës ka shprehur besnikërinë e saj ndaj presidentit Maduro, gjë e cila e ka vështiruar shumë punën për Uashingtonin dhe përkrahësit e tij për rrëzimin e qeverisë majtiste në Venezuelë. Edhe pse Amerika së bashku me disa aleatë të saj në Amerikë si Kanadaja, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta Rika, Guatemala dhe BE-ja kanë shprehur mbështetjen e tyre për Guaido dhe atë e kanë njohur zyrtarisht si presidentin e Venezuelës, mirëpo reagimet ndërkombëtare ndaj kësaj çështjeje kanë qenë negative dhe fuqitë botërore si Rusia dhe Kina kanë mbështetur qeverinë legjitime dhe presidentin Maduro. Në këtë mes Meksika, Bolivia, Kuba, Turqia dhe Irani kanë shprehur mbështetjen e tyre për presidentin Maduro dhe atë e njohin zyrtarisht si presidentin legjitim të Venezuelës. Vladimir Putin president i Rusisë, Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë dhe Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në bisedat telefonike me presidentin Nicolas Maduro kanë shprehur mbështetjen për atë dhe popullin e Venezuelës. Kina nga ana e saj ka kërkuar nga Amerika të dalë jashtë nga kriza aktuale politike në Venezuelës dhe është shprehur kundër çdo ndërhyrjeje në punët e brendshme të këtij vendi. përveç kësaj OKB ka kërkuar që situata politike në Venezuelë të zgjidhet nëpërmjet dialogut të qeverisë me opozitën. Perëndimi me qëndrimet e tij ka treguar se dëshiron rrëzimin e qeverisë legjitime dhe të presidentit Maduro. Ky qëndrim bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe konsiderohet ndërhyrjet e hapur në punët e brendshme të një vendi anëtar të OKB. Kjo është po ajo sjellje hegjemoniste të cilën fuqitë e tjera ndërkombëtare si Rusia dhe Kina e kanë kritikuar gjithmonë. Zakonisht perëndimorë sa herë që nuk plotësohen interesat e tyre, shkelin normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe organet ndërkombëtare si OKB. Siç thekson Maria Zakharova, zëdhënëse e MPJ të Rusisë: Ngjarjet aktuale në Venezuelë, po qartësojnë pikëpamjet reale të perëndimit mbi të normat, dispozitat dhe juridiksionin ndërkombëtar, sovranitetin dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera.