6 miliardë dëmi i shkaktuar nga mbyllja e qeverisë në Amerikë
Mbyllja 35 ditore e disa pjesëve të qeverisë federale të Amerikës ka shkaktuar një dëm të paktën 6 miliardë dollarë për këtë vend.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se instituti financiar "S&P Global Ratings" në një raport të tij ka shkruar se mbyllja e disa pjesëve të qeverisë federale të Amerikës që më në fund u ndërpre të premten në ditën e 35-të, ka shkaktuar një dëm të paktën 6 miliardë dollarë.
Sipas këtij raporti, dëmi 6 miliardë dollarësh i polemikave të presidentit amerikan Donald Trump dhe Kongresit për buxhetin për ndërtimin e murit kufitar në kufi me Meksikën, është shkaktuar në kohën kur shifra e buxhetit të kërkuar ka qenë 5.7 miliardë dollarë.
Mosmarrëveshjet mes Trump dhe Kongresit për miratimin e këtij buxheti janë bërë shkak që disa pjesë të qeverisë federale të Amerikës të mbyllën që nga 22 dhjetori i vitit 2018.
Senati i Amerikës të premten në mbrëmje ka votuar pro projektligjit për buxhet të përkohshëm për t'i dhënë fund mbylljes së disa pjesëve të qeverisë së Amerikës.