Aktivistja anti-luftë prish fjalimin e Pompeo kundër Venezuelës
Një aktiviste anti-luftë ka protestuar gjatë fjalimit të sekretarit amerikan të shtetit kundër qeverisë së Venezuelës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Medea Benjamin, aktiviste amerikane kundër luftës, në mbledhjen e fjalimit të Mike Pompeo, sekretarit të përgjithshëm të Amerikës në takimin e Organizatës së Vendeve Amerikane në Uashington, ka reaguar ndaj deklaratave të Pompeo kundër qeverisë së Venezuelës dhe duke iu drejtuar të pranishmëve ka thënë se mos dëgjoni fjalët e Pompeo dhe mos mbështesni grusht shtetin.
Medea Benjamin më pas ka shtuar se kalimi i një periudhe të tranzicionit demokratik nuk është organizimi i grusht shtetit.
Kjo aktiviste amerikane është themeluese e grupit kundër luftës "Code Pink" ndërsa edhe më par në mënyrë të vazhdueshme ka protestuar kundër politikës luftënxitëse të Amerikës.
Sekretari amerikan i shtetit në takimin e Organizatës së Vendeve Amerikane në një qëndrim ndërhyrës dhe plotësisht arrogant, ka deklaruar se të gjitha vendet duhet ta njohin zyrtarisht për president të Venezuelës kryetarin e Parlamentit të këtij vendi i cili është vetëshpallur president i Venezuelës.