Vetoja ruse dhe kineze ndaj veprimit të SHBA kundër Venezuelës
Rusia dhe Kina kanë bllokuar projektrezolutën e propozuar nga SHBA kundër Venezuelës në KS të OKB.
Në këtë projektrezolutë zgjedhjet e fundit presidenciale në Venezuelë janë konsideruar të paligjshme dhe qeveria e Maduros u akuzua për përdorim të forcës kundër opozitës. Sekretari i DASH Mike Pompeo tha se kërkon nga shtetet tjera ta mbështesin Juan Guaidon, i cili ishte deklaruar president i vendit më 23 janar, kur qytetarët dolën në rrugët e Venezuelas për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Nikolas Maduro. Maduro ka thyer të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin dhe ka urdhëruar stafin diplomatik të SHBA-së të largohet deri më 27 janar. Në një konferencë për media më 25 janar, Guaido ka kërkuar nga përkrahësit që të mbajnë edhe një protestë masive javën e ardhshme.