Trump insiston në ndërtimin e murit ndarës me Meksikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85159-trump_insiston_në_ndërtimin_e_murit_ndarës_me_meksikën
Presidenti i Amerikës edhe një herë ka përsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 27, 2019 06:06 Europe/Tirane
  • Trump insiston në ndërtimin e murit ndarës me Meksikën

Presidenti i Amerikës edhe një herë ka përsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën.

Ai duke iu kundërvënë demokratëve tha se ata nuk mbështesin sigurinë e kufijve. Përgjatë 21 ditëve të ardhshme pres që demokratët e republikanët të mund të operojnë në besim të plotë. Me të vërtetë që nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ndërtojmë një mur të fuqishëm dhe një barrierë me tela me gjemba. Nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje të drejtë nga Kongresi, qeveria mund të mbyllet sërish nga 15 shkurti, ose unë do të përdor fuqitë e mia bazuar në ligj e Kushtetutë, për të adresuar çështjen e emergjencës, tha Trump.