Maduro thekson suksesin e madh të Venezuelës në KS
Presidenti i Venezuelës deklaroi se ky vend ka arritur një sukses të madh në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB.
Kanali televiziv IPTN njoftoi se Nikolas Maduro të shtunën në mbrëmje në një tubim të përkrahësve të tij deklaroi: "Populli i Venezuelës nuk dëshiron të bëhet koloni e Amerikës Veriore, por dëshiron të bëhet një fuqi e rëndësishme në rajonin e Amerikës Latien. Qeveria e Venezuelës është pajtuar që brenda 30 ditëve të fillojë negociatat me Amerikën dhe kjo ka ndodhur pas suksesit të madh që arriti qeveria e Venezuelës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB".
Presidenti i Venezuelës gjithashtu tha: "Ky është një sukses i madh që u arrit me mbështetjen e shumicës së vendeve të botës dhe kjo është një e vërtetë e pamohuar. Ndërsa në kohën kur u arrit ky sukses, Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ka lëshuar mbledhjen e KS të OKB".