Maduro thekson suksesin e madh të Venezuelës në KS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85167-maduro_thekson_suksesin_e_madh_të_venezuelës_në_ks
Presidenti i Venezuelës deklaroi se ky vend ka arritur një sukses të madh në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2019 11:45 Europe/Tirane
  • Maduro thekson suksesin e madh të Venezuelës në KS

Presidenti i Venezuelës deklaroi se ky vend ka arritur një sukses të madh në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kanali televiziv IPTN njoftoi se Nikolas Maduro të shtunën në mbrëmje në një tubim të përkrahësve të tij deklaroi: "Populli i Venezuelës nuk dëshiron të bëhet koloni e Amerikës Veriore, por dëshiron të bëhet një fuqi e rëndësishme në rajonin e Amerikës Latien. Qeveria e Venezuelës është pajtuar që brenda 30 ditëve të fillojë negociatat me Amerikën dhe kjo ka ndodhur pas suksesit të madh që arriti qeveria e Venezuelës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB".

Presidenti i Venezuelës gjithashtu tha: "Ky është një sukses i madh që u arrit me mbështetjen e shumicës së vendeve të botës dhe kjo është një e vërtetë e pamohuar. Ndërsa në kohën kur u arrit ky sukses, Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ka lëshuar mbledhjen e KS të OKB".