Trump i quan idiot kundërshtarët e murit kufitar
Presidenti i Amerikës ka sulmuar me fjalë demokratët dhe i ka quajtur idiotë ata të cilët kundërshtojnë ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Donald Trump të shtunën në mbrëmje në një mesazh të publikuar në Twitter, ka sulmuar përsëri kundërshtarët e ndërtimit të murit kufitar me Meksikën dhe ka shkruar: "Ata janë ose idiotë ose kanë motive politike".
Trump në vazhdim të këtij mesazhi ka shkruar: "Muri ose pengesa e hekurt është për ta mbrojtur Amerikën përball trafikantëve dhe kundërshtarët akoma nuk po e kuptojnë rëndësinë e ndërtimit të këtij muri".
Në anën tjetër anëtarët e Partisë Demokrate kanë akuzuar Trump se po krijon shpenzime për qeverinë vetëm për të realizuar një premtim të parëndësishëm elektoral.