Zbehet besimi i Trump tek dhëndri i tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85204-zbehet_besimi_i_trump_tek_dhëndri_i_tij
Në fund të javës së kaluar, gazeta amerikane Washington Post raportoi se Jared Kushner u përpoq të merrte përsipër bisedimet rreth mbylljes së qeverisë dhe siguroi Presidentin Trump se ai mund të zgjidhë ngërçin që kishte bllokuar vendin dhe të arrinte një marrëveshje me demokratët për financimin e një muri kufitar me vlerë 5.7 miliardë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2019 14:27 Europe/Tirane
  • Zbehet besimi i Trump tek dhëndri i tij

Në fund të javës së kaluar, gazeta amerikane Washington Post raportoi se Jared Kushner u përpoq të merrte përsipër bisedimet rreth mbylljes së qeverisë dhe siguroi Presidentin Trump se ai mund të zgjidhë ngërçin që kishte bllokuar vendin dhe të arrinte një marrëveshje me demokratët për financimin e një muri kufitar me vlerë 5.7 miliardë dollarë.

Besimi i Donald Trump te Jared Kushner u zbeh pasi dhëndri i presidentit të SHBA dhe këshilltari i lartë i Trump nuk arriti të ndihmonte në sigurimin e një marrëveshje për zgjidhjen e mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e vendit, raportoi të hënën gazeta tjetër amerikane New York Times. "Trump është irrituar nga të gjithë përreth tij për mosarritjen e një marrëveshjeje të cilën ai mund ta pranonte dhe ai është bërë tepër i kujdesshëm mbi këshillat e dhëndrit të tij për këtë çështje", citonte gazeta dy burime të Shtëpisë së Bardhë. Komentet e tyre pasuan një raport nga Washington Post i cili pretendonte se gjatë një takimi në zyrën Ovale javën e kaluar, Kushner foli për ekspertizën e tij mbi emigracionin dhe mundësitë për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë. "Me sa duket, Jared është bërë një ekspert për imigracionin në 48 orët e fundit", ironizoi Trump në përgjigje të deklaratave të dhëndrit të tij.