Evropa pretendon për rritjen e sulmeve kibernetike nga Irani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85220-evropa_pretendon_për_rritjen_e_sulmeve_kibernetike_nga_irani
Agjencia e Sigurisë Kibernetike të BE, të njohur me emrin ENISA, ka pretenduar se me ftohjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe fuqive perëndimore, aktivitetet dhe sulmet kibernetike të Iranit janë shtuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2019 08:32 Europe/Tirane
  • Evropa pretendon për rritjen e sulmeve kibernetike nga Irani

Agjencia e Sigurisë Kibernetike të BE, të njohur me emrin ENISA, ka pretenduar se me ftohjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe fuqive perëndimore, aktivitetet dhe sulmet kibernetike të Iranit janë shtuar.

Sipas raportit të ENISA, me shtimin e sanksioneve kundër Iranit, janë shtuar edhe sulmet kibernetike të hakerëve iranianë. Përveç Iranit edhe Rusia dhe Kina janë quajtur të faktorë të rrezikshëm për sulmet kibernetike. Muajt e kaluar edhe disa vende të Amerikës latine kanë pretenduar për sulme kibernetike nga ana e hakerëve iranianë, edhe pse këto akuza janë hedhur poshtë vazhdimisht nga ana e Iranit. Në formë të njëjtë kanë pretenduar edhe disa organe të regjimit sionist. nga tetorit i vitit 2015 Eduard Snowden, ish kontraktori i sigurisë kombëtare në Amerikë ka thënë se sulmet kibernetike nga ana e Iranit janë të ngjashme me ato sulme të cilat më parë janë kryer nga hakerët amerikanë kundër Iranit.