SPV akoma në një fazë të paqartë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85221-spv_akoma_në_një_fazë_të_paqartë
Në kohën kur pas takimit të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel u arritur në përfundimin për vënien në funksion të sistemit të veçantë të transaksioneve monetare me Iranin të njohur me emrin SPV, procesi për vënien në funksion akoma është i paqartë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2019 08:32 Europe/Tirane
  • SPV akoma në një fazë të paqartë

Në kohën kur pas takimit të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel u arritur në përfundimin për vënien në funksion të sistemit të veçantë të transaksioneve monetare me Iranin të njohur me emrin SPV, procesi për vënien në funksion akoma është i paqartë.

Larenc Norman, gazetar i Wall Street Journal thotë se shkas për mos nxjerrjen e një deklarate lidhur me sistemin SPV janë mosmarrëveshjet mes Spanjës dhe Italisë mbi përbërjen e deklaratës së BE sa i përket Iranit. Në deklaratën që pritet të dalë nga BE lidhur me Iranin, përveç mekanizmit SPV do të përmenden edhe negociatat lidhur me çështje të tilla si Jemeni dhe programi raketor i Iranit. Në këtë mes Spanja është e pakënaqur na fakti se çështja e Jemenit është një çështje e diskutuar vetëm nga Gjermania, Franca, Anglia, dhe Italia me Iranin dhe për këtë është e mendimit që emri i këtij vendi të hiqet nga deklarata. Për këtë arsye ministrat e jashtëm të BE kanë hequr dorë nga nxjerrja e deklaratës ku ishte përfshirë edhe tema e hapjes së mekanizmit SPV. Që nga koha e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Evropa ka premtuar për marrjen e masave siç është projektimi dhe vënia në funksion të mekanizmit SPV, gjë e cila deri më sot ka mbetur e paqartë. Premtimi i dhënë nga Evropa për krijimin e sistemit SPV, edhe pse 4 muaj me vonesë tashmë është futur në fazën e zbatimit. SPV është një hap i rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes bërthamore në përputhje me ruajtjen e interesave të Teheranit dhe Brukselit dhe një rrugë për të eliminuar sabotimet e Amerikës. Që nga shtatori i vitit 2018, vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, përkatësisht Gjermania, Anglia dhe Franca në kuadër të sesionit të radhës së AP të OKB, njoftuan për futjen në funksion të mekanizmit SPV për të anashkaluar sanksionet amerikane kundër Iranit. Që nga ajo koha e deri më sot kanë kaluar 4 muaj dhe ky mekanizëm nuk është vënë akoma në funksion. Në këtë periudhë pothuajse të gjatë, Irani ka rezistuar fuqishëm në përballje me sanksionet sekondare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. gjatë kësaj kohe, autoritetet e Brukselit nuk kanë përcaktuar një datë të caktuar për vënien në funksion të sistemit SPV, mirëpo Federika Mogherini shumë herë është shprehur se ky sistem do të vihet në funksion së shpejti.  Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë deklaroi se Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe janë në prag të vendosjes në funksionim të mekanizmit financiar të Evropës dhe Iranit i quajtur "SPV". Heiko Maas në një takim të zhvilluar në Bruksel me pjesëmarrjen e Federika Mogherinit, shefes së diplomacisë evropiane, tha se mekanizmi financiar i Evropës dhe Iranit do të regjistrohet së shpejti. Shefi i diplomacisë gjermane në vazhdim theksoi se konsultimet mes 3 vendeve evropiane, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe së bashku me Bashkimin Evropian në këtë drejtim do të bëhen me qëllim të lehtësimit të pagesave financiare për Teheranin dhe anashkalimin e sanksioneve anti-iraniane të Amerikës. Bashkimi evropiane në muajt e kaluar ka deklaruar se për t'u përballur me sanksionet e Amerikës kundër Iranit, do të krijojë një mekanizëm special për pagesat financiare me Iranin në mënyrë që të krijohen mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik me këtë vend në rrethanat kur Amerika ka dalë nga marrëveshja bërthamore dhe të kthimit të sanksioneve atomike të Uashingtonit.E