Lideri i opozitës në Venezuelë ndalohet të largohet nga vendi
Gjykata e lartë në Venezuelë ka dhënë urdhër për ndalimin e daljes dhe largimit nga vendi të liderit të opozitës Juan Guaido.
Me kërkesë të Tarek William Saab, prokuror I përgjithshëm në Venezuelë, gjykata e lartë ka dhënë urdhër për mbylljen e llogarive bankare të Juan Guaido dhe ndalimin e tij nga dalja jashtë shtetit me qëllim që të hetohet mbi akuzat që rëndojnë mbi atë. Sipas prokurorit të përgjithshëm të Venezuelës, veprimi i Guaido i cili veten e ka shpallur president, është bërë shkak për përshkallëzimin e dhunës në Venezuelë. I mbështetur hapur nga Amerika dhe nga disa aleatë të tij, Guaido veten e ka shpallur president të Venezuelës dhe prej popullit ka kërkuar të ngrihet në grusht shteti kundër presidentit Nikolas Maduro. Amerika dhe aleatët e saj kanë mbështetur Juan Guaido duke e njohur të si president të përkohshëm të Venezuelës. Shumë vende si Irani, Rusia, Kuba, Turqia, Afrika e jugut dhe Uruguai kanë dënuar këtë vendim të Amerikës dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e respektimit të tërësisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Venezuelës.