Rusia paralajmëron Amerikën rreth një sulmi të mundshëm kundër Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85246-rusia_paralajmëron_amerikën_rreth_një_sulmi_të_mundshëm_kundër_venezuelës
Rusia ka paralajmëruar Amerikën mbi pasojat e ndërhyrjes së mundshme të saj në Venezuelë. SHBA ka paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim ndaj diplomatëve amerikanë ose udhëheqësit të opozitës Juan Guaido do të përballet me "një përgjigje të rëndësishme".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2019 04:55 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron Amerikën rreth një sulmi të mundshëm kundër Venezuelës

Rusia ka paralajmëruar Amerikën mbi pasojat e ndërhyrjes së mundshme të saj në Venezuelë. SHBA ka paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim ndaj diplomatëve amerikanë ose udhëheqësit të opozitës Juan Guaido do të përballet me "një përgjigje të rëndësishme".

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se çdo "kërcënim" i tillë do të ishte "një sulm i rëndë në sundimin e ligjit". Paralajmërimi i Bolton vjen disa ditë pasi SHBA dhe më shumë se 20 vende të tjera e njohën Z. Guaido si president të përkohshëm. Ndërkohë, Guaido ka bërë thirrje për protesta anti-qeveritare. Kriza politike në Venezuelë tani duket se është në kulmin e saj midis përpjekjeve në rritje të opozitës për të çrrënjosur Maduro nga pushteti. Presidenti Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të tensionuara  dhe nga një bojkot i opozitës dhe akuzave për manipulim të votave, duke shkaktuar protesta të mëdha. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen sanksione ndaj firmës shtetërore të naftës në Venezuelë dhe i kërkuan ushtrisë të pranojë transferimin paqësor të pushtetit. SHBA dhe më shumë se 20 vende kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si President të përkohshëm.  Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se të ardhurat e blerjes së naftës venezueliane tani do të mbahen nga qeveria e zotit Maduro, por kompania mund të shmangë sanksionet duke njohur Z. Guaido. Ai tha se Citgo mund të vazhdojë operacionet nëse fitimet e saj janë depozituar në një llogari të bllokuar në SHBA. Në këtë mes ashtu si Siria, edhe Venezuela po kthehet në një fushëbeteje të heshtur mes SHBA-ve dhe Rusisë. Siç i doli në mbrojtje presidentit sirian, Moska po kërkon të bëjë të njëjtën gjë me udhëheqësin venezuelian, Nicolas Maduro. Zyrtarët rusë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për trazirat në vendin e varfër të Amerikës Latine dhe zotohen të mbështesin udhëheqësin e shumëkontestuar, si brenda kufijve, ashtu edhe jashtë tyre. Një pjesë e kritikave ruse ndaj Uashingtonit lidheshin me vendosjen e sanksioneve ndaj kampanisë shtetërore venezueliane të naftës. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Uashingtoni “ka vendosur në mënyrë publike standardin për ndryshimin e paligjshëm të regjimeve”, duke njohur rivalin e Maduros, njëherësh kreu i opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. “Bashkë me anëtarët e tjerë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur qeverinë legjitime të presidentit Maduro”, ka thënë Lavrov, i cili nuk përmendi megjithatë ndonjë hap të veçantë në përkrahje të presidentit venezuelian. Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin nuk pranoi të komentonte nëse Rusia ka ndërmend të dërgojë ndihmë ushtarake, në rast se ushtria amerikane ndërhyn në krizën e Venezuelës.