Maduro: Donald Trump ka urdhëruar vrasjen time
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka urdhëruar vrasjen e tij. “
Nëse diçka ndodh me mua, atëherë përgjegjës do të jenë presidenti amerikan Trump dhe presidenti i Republikës së Kolumbisë, Ivan Duque”, tha Maduro në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA. Siç tha ai, autoritetet e SHBA-ve i kanë dhënë në dispozicion udhëheqësit të opozitës, njëherësh kryetar i Parlamentit, Juan Guaid pronën publike venezuelase. Ai shtoi se kjo pronë i përkiste popullit për të shtuar se nga kriza do të dalë si fitues. I pyetur nëse i frikësohet një atentati, Maduro tha se është një i krishterë që beson se Perëndia është sundimtari i fatit të çdo njeriu. Kemi një shërbim të mirë të inteligjencës, prandaj nuk ka asnjë dyshim se Trump ka lëshuar një urdhër për vrasjen time. Ai urdhëroi qeverinë dhe mafian në Kolumbi. Trump dhe Duque do të jenë përgjegjës nëse diçka më ndodh mua”, tha Maduro. I pyetur të komentojë kërkesën e opozitës dhe pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhje të reja presidenciale në Venezuelë, Maduro tha se kishte fituar 68 për qind të votave vitin e kaluar dhe se nuk do t’u nënshtrohet presioneve të jashtme. “Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë janë mbajtur prandaj nëse imperialistët duan të reja, do të duhet të presin vitin 2025”, tha Maduro.