Zëdhënësja e Mogherini: SPV në fazën përfundimtare
Zëdhënësja e BE njoftoi se përpjekjet e BE për vënien në funksion të mekanizmit SPV janë në fazën përfundimtare.
Maja Kocijancic, tha se përpjekjet për vënien në funksion të sistemit SPV vazhdojnë dhe negociatat janë aktive. Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë, ditë më parë ka thënë se shumë shpejt mekanizmi i shkëmbimeve monetare me Iranin i njohur me emrin SPV do të vihet në funksion shumë shpejt. Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë deklaroi se Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe janë në prag të vendosjes në funksionim të mekanizmit financiar të Evropës dhe Iranit i quajtur "SPV". Heiko Maas në një takim të zhvilluar në Bruksel me pjesëmarrjen e Federika Mogherinit, shefes së diplomacisë evropiane, tha se mekanizmi financiar i Evropës dhe Iranit do të regjistrohet së shpejti. Shefi i diplomacisë gjermane në vazhdim theksoi se konsultimet mes 3 vendeve evropiane, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe së bashku me Bashkimin Evropian në këtë drejtim do të bëhen me qëllim të lehtësimit të pagesave financiare për Teheranin dhe anashkalimin e sanksioneve anti-iraniane të Amerikës. Bashkimi Evropian në muajt e kaluar ka deklaruar se për t'u përballur me sanksionet e Amerikës kundër Iranit, do të krijojë një mekanizëm special për pagesat financiare me Iranin në mënyrë që të krijohen mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik me këtë vend në rrethanat kur Amerika ka dalë nga marrëveshja bërthamore dhe të kthimit të sanksioneve atomike të Uashingtonit.