Moska: Nuk e njohim Guaido-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85318-moska_nuk_e_njohim_guaido_n
Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia nuk e njeh udhëheqësin opozitar të Venezuelës, i cili e prezantoi veten si president i këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2019 15:31 Europe/Tirane
  • Moska: Nuk e njohim Guaido-n

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia nuk e njeh udhëheqësin opozitar të Venezuelës, i cili e prezantoi veten si president i këtij vendi.

Dmitry Peskov ka thënë: Pozicioni i Moskës mbi zhvillimet në Venezuelë nuk ka ndryshuar dhe Rusia nuk e njeh liderin e opozitës Juan Guaido. Shefja e politikës së jashtme të BE dhe sekretari amerikan i shtetit në një bisedë telefonike kanë diskutuar dhe analizuar situatën në Venezuelë. Federika Mogherini dhe Mike Pompeo në këtë bisedë telefonike kanë diskutuar mbi situatën ku ndodhet Amerika për shkak të ndërhyrjeve politike dhe ekonomike të Uashingtonit. Përveç kësaj është diskutuar mbi zhvillimet në Venezuelë dhe është theksuar tejkalimi i situatës me mjete paqësore dhe demokratike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido janë pajtuar gjatë një bisede telefonike për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.