SHBA paralajmëron qeverinë e re të Libanit për mbështetjen e Hezbullahut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85323-shba_paralajmëron_qeverinë_e_re_të_libanit_për_mbështetjen_e_hezbullahut
DASH ka reaguar ndaj prezencës së një ministri të lidhur me hezbullahun në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar të Libanit dhe ka kërkuar nga Bejruti që të ketë kujdes nga ndikimi i Hezbullahut në ministritë e qeverisë libaneze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • SHBA paralajmëron qeverinë e re të Libanit për mbështetjen e Hezbullahut

DASH ka reaguar ndaj prezencës së një ministri të lidhur me hezbullahun në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar të Libanit dhe ka kërkuar nga Bejruti që të ketë kujdes nga ndikimi i Hezbullahut në ministritë e qeverisë libaneze.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, DASH përmes publikimit të një deklarate, ka kërkuar nga qeveria e re libaneze që të pengojë ministrat e lidhur me Hezbullahun që të përdorin burimet dhe shërbimet e organeve përkatëse në interes të kësaj partie. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Robert Pladino në këtë deklaratë ka thënë: Uashingtoni është i shqetësuar për faktin se Hezbullahu është ende i aftë të marrë poste ministrore dhe lejohet të prezantojë Ministrin libanez të Shëndetësisë. Ne duam që qeveria e re libaneze të garantojë se burimet e ministrisë nuk do të jenë vetëm për mbështetjen e Hezbullahut.