Maduro propozon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85355-maduro_propozon_mbajtjen_e_zgjedhjeve_të_parakohshme
Presidenti i Venezuelës ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2019 06:55 Europe/Tirane
  • Maduro propozon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti i Venezuelës ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Në një tubim me përkrahësit e tij, presidenti Nikolas Maduro tha se këshilli kushtetues po analizon mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për kongresin kombëtar që ishin parashikuar më herët në vitin 2020. Zgjedhjet e mëparshme u mbajtën në vitin 2016. Përgjatë 3 viteve të kaluara, kongresi kombëtar i Venezuelës është drejtuar nga Juan Guaido, kreu i opozitës. Më 19 janar gjykata e Venezuelës ka thirrur kreun e opozitës pas një grushti të dështuar kundër presidentit Nikolas Maduro. Guaido më 24 janar me mbështetjen e hapur të Amerikës dhe aleatëve të saj veten e ka shpallur si president të përkohshëm të vendit. Ai ka njoftuar për futjen e ndihmave humanitare nga Kolumbia dhe Brazili. Ai gjithashtu u ka kërkuar vendeve mbështetëse që të dërgojnë ndihma humanitare për Venezuelën. John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në përgjigje të kërkesës së Guaido ka thënë se Amerika do të dërgojë ndihma humanitare për Venezuelën.