Moska: Njohja evropiane e Juan Guaidos, ndërhyrje e huaj në Venezuelë
Rusia ka denoncuar përpjekjet e koordinuara për "legjitimimin e pushtetit të uzurpuar" në Venezuelë pasi një numër i vendeve evropiane e kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si "udhëheqës i përkohshëm" i vendit të Amerikës Latine.
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov u tha gazetarëve të hënën se "përpjekjet për të legjitimuar pushtetin e uzurpuar" përbënin "ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të Venezuelës". I takon popullit të Venezuelës, e jo shteteve të huaja, të zgjidhin çështjet e tyre politike, shtoi Peskov. OKB dhe disa vende, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Iranin, Turqinë, Sirinë, si dhe Bolivinë kanë deklaruar se do të përkrahin qeverinë e zgjedhur venezueliane.