Venezuela kap dërgesa të mëdha të armëve amerikane
Venezuela njoftoi se ka konfiskuar një dërgesë të madhe të armëve nga SHBA në një aeroplan transporti që ishte nisur nga Miami, Florida, disa ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër vendit të Amerikës Latine.
Përfaqësuesit e Gardës Kombëtare të Venezuelës dhe Shërbimit Kombëtar të Integruar të Doganave i gjetën armët në një aeroplan që ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Arturo Michelena në qytetin e Valencias më 3 shkurt. Raporti zyrtar i Byrosë së Sigurisë Publike të Venezuelës ka postuar të mërkurën fotografi të armëve, që përfshijnë 19 pushkë, 118 arka me municione, municione me kalibër të lartë dhe 90 pajisje komunikimi. Autoritetet venezueliane kanë nisur një hetim për të identifikuar burimin e armëve. Uashingtoni po udhëheq një fushatë ndërkombëtare të presionit ekonomik dhe diplomatik kundër presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe ka mbështetur liderin e opozitës Juan Guaido duke e quajtur atë udhëheqës "legjitim" të Venezuelës.