Brian Hook: përjashtimet nga sanksionet kundër Iranit nuk do të rinovohen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85482-brian_hook_përjashtimet_nga_sanksionet_kundër_iranit_nuk_do_të_rinovohen
Kreu i grupit special për Iranin në DASH ka thënë se përjashtimet e bëra nga sanksionet kundër Iranit, nuk do të përsëriten.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2019 04:55 Europe/Tirane
  • Brian Hook: përjashtimet nga sanksionet kundër Iranit nuk do të rinovohen

Kreu i grupit special për Iranin në DASH ka thënë se përjashtimet e bëra nga sanksionet kundër Iranit, nuk do të përsëriten.

Brian Hook, gjatë vizitës së tij në Japoni në një intervistë për kanalin NHK ka thënë se Amerika synon që shumë shpejt eksporti i naftës nga Irani të arrijë kuotën 0. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.