John Bolton përsëri mbështet Guaido-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85490-john_bolton_përsëri_mbështet_guaido_n
Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të Amerikës përsëri ka deklaruar mbështetjen ndaj opozitarëve të qeverisë së Venezuelës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2019 10:54 Europe/Tirane
  • John Bolton përsëri mbështet Guaido-n

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të Amerikës përsëri ka deklaruar mbështetjen ndaj opozitarëve të qeverisë së Venezuelës.

“SHBA-të do të mendojnë për t’i hequr sanksionet çdo oficeri të lartë ushtarak të Venezuelës që qëndron për demokraci dhe njeh qeverinë kushtetuese të presidentit Juan Guaido", tha Bolton.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton, ka deklaruar se Uashingtoni do të ofronte lehtësim nga sanksionet për çdo oficer të lartë ushtarak të Venezuelës që do të njihte udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si udhëheqës legjitim të vendit.

“SHBA-të do të mendojnë për t’i hequr sanksionet çdo oficeri të lartë ushtarak të Venezuelës që qëndron për demokraci dhe njeh qeverinë kushtetuese të presidentit Juan Guaido, nëse jo, rrethi ndërkombëtar financiar do të mbyllet plotësisht”, ka shkruar Bolton në llogarinë e tij në Twitter.

Në një postim të mëparshëm, Bolton tha se qeveria e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, kishte bllokuar popullin e tij, duke përfshirë zyrtarët ushtarakë, nga marrja e ndihmës humanitare, sepse ai nuk do të largohet nga pozita e tij dhe të njohë Guaido-n.