Tërheqja amerikane nga skenari i "ndihmave humanitare" në Venezuelë
I dërguari special i Departamentit të Shtetit të SHBA për Venezuelën duke folur për tërheqjen nga qëndrimi i mëparshëm i Uashingtonit, ka shtuar se asnjë ndihmë nuk do të dërgohet në Venezuelë me forcë.
"Uashingtoni po koordinohet me kreun e opozitës, Juan Guido," tha Elliot Abrams, i dërguar i posaçëm i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara për Venezuelën, duke shtuar se donacionet nuk do të dërgohen në Venezuelë pa pëlqim. Venezuela njoftoi se ka konfiskuar një dërgesë të madhe të armëve nga SHBA në një aeroplan transporti që ishte nisur nga Miami, Florida, disa ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër vendit të Amerikës Latine.