Ushtarakët anglezë pohojnë vrasjen e fëmijëve në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85539-ushtarakët_anglezë_pohojnë_vrasjen_e_fëmijëve_në_afganistan
Disa ushtarakë anglezë kanë pohuar se kanë vrarë fëmijë në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 09, 2019 03:35 Europe/Tirane
  • Ushtarakët anglezë pohojnë vrasjen e fëmijëve në Afganistan

Disa ushtarakë anglezë kanë pohuar se kanë vrarë fëmijë në Afganistan.

Disa ushtarakë anglezë në një intervistë për Middle East Eye, me bazë në Londër, kanë pohuar se në kohën kur kanë qenë në Afganistan kanë qëlluar pa objektiv kundër fëmijëve dhe grave afgane. Sipas tyre, komandantët e tyre ushtarakë kishin dhënë leje për të qulluar pa objektiv ndaj popullatës civile, mes tyre grave dhe fëmijëve. Aktualisht në Afganistan gjenden 1100 ushtarakë anglezë. Përveç Anglisë, edhe Amerika ka kryer krime të shumta në këtë vend të prekur nga lufta. Ajo është përgjegjëse për vrasjen e mijëra civilëve, ofendimin e vendeve të shenjta, ofendimin e kufomave dhe shkatërrimin e infrastrukturës së Afganistanit. Ky është rezultati i pushtimit 18 vjeçar të Afganistanit nga trupat amerikane dhe të huaja.