BE mbështet hetimet e plota në lidhje me vrasjen e Khashoggi
(last modified Sat, 09 Feb 2019 12:56:48 GMT )
Shkurt 09, 2019 13:56 Europe/Tirane
  • BE mbështet hetimet e plota në lidhje me vrasjen e Khashoggi

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane ka deklaruar qasjen e Bashkimit Evropian për nevojën e kryerjes së hetimeve të plota dhe të besueshme në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e Federika Magherini, shefes së diplomacisë evropiane, në një intervistë me agjencinë Anatoly, ka folur në lidhje me rolin e Arabisë Saudite në vrasjen e Jamal Khashoggi, vuri në dukje hetimet e Agnès Callamard, raportueses speciale të OKB për të drejtat e njeriut dhe ka thënë se nuk ka ndodhur kurrfarë ndryshimi në qasjen e BE në lidhje me këtë çështje.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane ka theksuar se duhet të kryhen hetime të pavarura në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggi.

Agnès Callamard, raportuesja speciale e OKB për të drejtat e njeriut e cila drejton ekipin ndërkombëtar për hetimin në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggi, së fundi në raportin e vet ka deklaruar se kjo vrasje e tmerrshme është kryer me programim dhe me iniciativën e autoriteteve të Arabisë Saudite.

 

Tags