Guaido mbështet sulmin ushtarak të Amerikës kundër Venezuelës
Lideri i opozitarëve të Venezuelës të varur nga Amerika ka deklaruar se në rast të nevojës, ai do të jetë i gatshëm për të lëshuar lejen për sulm ushtarak të Amerikës kundër vendit të tij për ta rrëzuar qeverinë e Maduros.
Juan Guaido ditën e premte në intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, nuk e ka mohuar ndërhyrjen ushtarake të Amerikës dhe ka deklaruar se ai është i gatshëm që në rast të nevojës për ta detyruar Nikolas Maduro, presidentin e Venezuelës, që të largohet nga pushteti, është i gatshëm të lëshojë leje për ndërhyrjen ushtarake të Amerikës kundër Venezuelës.
Guaido këtë veprim e ka arsyetuar si veprim për t’i dhënë fund krizës në Venezuelë.
Kjo është në kohën kur kriza e re në Venezuelë ka filluar në kohën kur Guaido më 23 janar të këtij viti me mbështetjen e hapur të Amerikës dhe aleatëve të saj, e ka shpallur veten president të Venezuelës, veprim ky që qeveria e këtij vendi këtë veprim e ka quajtur grusht shtet kundër Nikolas Maduro, presidentit legjitim të Venezuelës.