Trump me qëndrime të reja kundër demokratëve
Shkurt 10, 2019 12:41 Europe/Tirane
Presidenti i Amerikës ka kritikuar ashpër qasjen e demokratëve në lidhje me ndërtimin e murit kufitar me Meksikën dhe marrëveshjen për ndryshimet klimatike.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar se demokratët nuk kërkojnë sigurinë kufitare dhe dëshirojnë që ndërtimin e murit kufitar me Meksikën ta shndërrojnë në një çështje kryesore për fushatën elektorale.
Trump gjithashtu ka kritikuar edhe politikat e demokratëve për ndryshime klimatike dhe ambientaliste dhe ka shkruar se ata dëshirojnë të shkatërrojnë njëherë e përgjithmonë të gjitha avionët, automjetet, naftën, gazin dhe ushtrinë e Amerikës.
Tags