Trump me qëndrime të reja kundër demokratëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85582-trump_me_qëndrime_të_reja_kundër_demokratëve
Presidenti i Amerikës ka kritikuar ashpër qasjen e demokratëve në lidhje me ndërtimin e murit kufitar me Meksikën dhe marrëveshjen për ndryshimet klimatike.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 10, 2019 12:41 Europe/Tirane
  • Trump me qëndrime të reja kundër demokratëve

Presidenti i Amerikës ka kritikuar ashpër qasjen e demokratëve në lidhje me ndërtimin e murit kufitar me Meksikën dhe marrëveshjen për ndryshimet klimatike.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar se demokratët nuk kërkojnë sigurinë kufitare dhe dëshirojnë që ndërtimin e murit kufitar me Meksikën ta shndërrojnë në një çështje kryesore për fushatën elektorale.

Trump gjithashtu ka kritikuar edhe politikat e demokratëve për ndryshime klimatike dhe ambientaliste dhe ka shkruar se ata dëshirojnë të shkatërrojnë njëherë e përgjithmonë të gjitha avionët, automjetet, naftën, gazin dhe ushtrinë e Amerikës.