Fotografi për kujtim, Trump kërkon 15.000 dollarë!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85689-fotografi_për_kujtim_trump_kërkon_15.000_dollarë!
Donald Trump, presidenti i Amerikës, i cili çdo fenomen e vlerëson vetëm nga aspekti i përfitimit dhe interesit material, aktualisht synon të bëjë një mashtrim tjetër të marketingut dhe të fusë në xhep 15.000 dollarë nga simpatizantët e tij që kërkojnë të marrin fotografi për kujtim me presidentin amerikan.   
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 13, 2019 10:11 Europe/Tirane
  • Fotografi për kujtim, Trump kërkon 15.000 dollarë!

Donald Trump, presidenti i Amerikës, i cili çdo fenomen e vlerëson vetëm nga aspekti i përfitimit dhe interesit material, aktualisht synon të bëjë një mashtrim tjetër të marketingut dhe të fusë në xhep 15.000 dollarë nga simpatizantët e tij që kërkojnë të marrin fotografi për kujtim me presidentin amerikan.   

Revista amerikane "Newsweek" në një raport të saj ka shkruar se presidenti i Amerikës gjatë vizitës që zhvilloi të hënën në shtetin e Teksasit, në përpjekje për të siguruar buxhetin financiar për fushatën elektorale të vitit 2020, ka vendosur që të kërkojë 15000 dollarë nga simpatizantët e tij të cilët dëshirojnë të marrin fotografi për kujtim me presidentin amerikan.

Kjo është në kohën kur autoritetet amerikane kanë deklaruar se borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar një rekord të ri, duke arritur shifrën e 22 trilionë dollarëve për herë të parë.

Departamenti Amerikan i Thesarit i ka bërë këto deklarata përmes një raporti ditor.

Aty është parë se borxhi publik total në SHBA ka arritur në 22.01 trilionë dollarë, në krahasim me 19.95 trilionë dollarë sa ka qenë kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur mandatin presidencial në janar të vitit 2017.

Borxhi amerikan është rritur më shpejt pas vendimit të Kongresit një vit më parë për ulje masive të taksave.

Ky vendim është pasuar me rritje të shpenzimeve në programet e brendshme dhe ato ushtarake.