Turqia arreston 52 sirianë për lidhje me ISIS-in
Shkurt 14, 2019 16:54 Europe/Tirane
Policia turke arrestoi sot 52 sirianë të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS. Të dyshuarit u arrestuan në qytetin Osmangazi në krahinën Bursa, në veriperëndim të vendit.
Agjencia private e lajmeve DHA tha se policia në agim ka kryer bastisje të njëkohshme në pesë vende. Turqia u godit në vitin 2015 dhe 2016 nga një valë sulmesh për të cilat u akuzuan anëtarët e ISIS dhe ekstremistët kurdë. Rreth 300 vetë u vranë në këto sulme, transmeton AP. Ndryshe, ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në një klub nate në Stamboll gjatë pushimeve të vitit 2017. Në këtë sulm, 39 njerëz u vranë, shumica e tyre ishin të huaj.
Tags