KS i OKB dënon sulmin terrorist në Iran
Këshilli i Sigurisë së OKB me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në juglindje të Iranit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se KS i OKB të enjten në mbrëmje me anë të një deklarate, ka deklaruar se 15 vendet anëtare të KS të OKB shprehin indinjatën më të thellë dhe ngushëllimet për familjet e viktimave dhe për qeverinë e Iranit.
Në deklaratën e KS të OKB thuhet se anëtarët e KS të OKB deklarojnë edhe një herë se terrorizmi në të gjitha format e tij është një prej kërcënimeve më serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Anëtarët e KS të OKB kanë theksuar se autorët, organizatorët dhe financuesit e mbështetësit të këtyre veprimeve terroriste duhet të japin përgjigje para drejtësisë.
KS i OKB ka kërkuar nga të gjitha vendet që në bazë të detyrave të tyre në kuadër të ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave të KS të OKB, në mënyrë aktive të bashkëpunojnë me qeverinë e Iranit dhe autoritetet e tjera përkatëse në këtë drejtim.