Dështimi i takimit të Varshavës
Pas një polemike të zgjatur të sponsorizuar nga SHBA për mbajtjen e një samiti anti-Iran në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, samiti dy-ditor përfundoi të enjten në mbrëmje pa ndonjë rezultat.
Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, e përshkroi samitin si historik pa përmendur dështimet e tij në tërheqjen e vëmendjes së Evropës në samitin e Varshavës dhe shprehu kënaqësinë e tij se Izraeli dhe shtetet arabe vasale të Uashingtonit nuk kishin mosmarrëveshje mbi qëndrimet anti-iraniane. Samiti i Varshavës përfundoi pa përfshirjen e Iranit në deklaratën përfundimtare të tij, ndërsa sajti amerikan i lajmeve Politico shkroi të enjten se samiti i Varshavës kishte për qëllim të zbehte izolimin e Uashingtonit, por përkundrazi, ai tregoi më shumë izolimin e SHBA në skenën ndërkombëtare. në fund të samitit të Varshavës, ministrat e jashtëm të SHBA dhe Polonisë që organizuan takimin, iu referuan vazhdimisht Iranit si një "kërcënim sigurie", por samiti përfundoi me çështjen e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në deklaratën përfundimtare nuk është përmendur Irani dhe nuk është bërë asnjë referencë mbi një vend të caktuar. Qeveria e SHBA kur shpalli planin për Samitin e Varshavës, kishte njoftuar se çështja kryesore do të ishte Irani, por pasi kjo kërkesë nuk u mirëprit nga vendet e botës, Uashingtoni ndryshoi qëndrim duke ndryshuar rendin e ditës në "çështjet e Lindjes së Mesme" dhe as nuk ishte në gjendje të renditë Iranin në deklaratën përfundimtare të Samitit të Varshavës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të gjera të Uashingtonit për të krijuar një koalicion të ri kundër Iranit në samitin anti-iranian të Varshavës, deklarata përfundimtare e këtij samiti të dështuar u shndërruar në një dokument pavlefshëm. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten në mbrëmje në reagim ndaj deklaratës përfundimtare të samitit të Varshavës, deklaroi se deklarata përfundimtare e këtij samiti nuk ka kurrfarë vlere dhe kredibiliteti. Kasemi theksoi: “Samiti i ashtuquajtur “Paqja dhe siguria në Lindjen e Mesme” si mund të jetë i suksesshëm kur në atë nuk kanë marrë pjesë faktorët kryesor të rajonit si Irani, Turqia, Libani, Siria, Iraku dhe Palestina dhe as shtete të tjera të fuqishme si Kina dhe Rusia dhe as shtetet evropiane dhe joevropiane apo kanë marrë pjesë me diplomatë të nivelit shumë të ulët”. Bahram Kasemi shtoi: “Sjellja e sekretarit amerikan të shtetit dhe e zv/presidentit amerikan në fjalimet e tyre dhe insistimi i tyre mbi Evropën që të dalë nga marrëveshja bërthamore, tregojnë më së miri dështimin dhe paaftësinë e Amerikës në realizimin e qëllimeve të saj në samitin e Varshavës”. “Amerika me politikat e saj hipokrite duke krijuar tensioneve dhe duke mbështetur terrorizmin dhe konfliktet dhe armiqësitë mes popujve të rajonit, vetëm ka shtuar pasigurinë, destabilitetin, varfërinë, luftën dhe ekstremizmin”,- theksoi ndër të tjera zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. edhe Ambasadori rus në OKB tha se Samiti i Varshavës ishte i pavlefshëm, duke shtuar se "koalicioni kundër një vendi apo të tjerëve nuk do të zgjidhë problemet me të cilat ballafaqohet Lindja e Mesme". Vasili Nebenzia shtoi të enjten se Rusia nuk ka kontribuar në Samitin e Varshavës, një samit anti-iranian. Në Varshavë, kryeqytet i Polonisë, të mërkurën dhe të enjten u mbajt një takim i SHBA dhe aleatëve të saj me titull "Ardhmëria e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme". Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara kritikoi gjithashtu masën e Gjermanisë për të njohur Juan Guido si president të Venezuelës, duke shtuar se ky veprim i Gjermanisë është krejtësisht i paligjshëm. Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, e përshkroi samitin si historik pa përmendur dështimet e tij në tërheqjen e vëmendjes së Evropës në samitin e Varshavës dhe shprehu kënaqësinë e tij se Izraeli dhe shtetet arabe vasale të Uashingtonit nuk kishin mosmarrëveshje mbi qëndrimet anti-iraniane.