Bolton mbështet sërish kreun e opozitës në Venezuelë
Këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë edhe një herë është shprehur në mbështetje të kreut të opozitës në Venezuelë.
John Bolton, me anë të një mesazhi në Twitter, u ka kërkuar vendeve të tjera që të ndjekin qëndrimin e Amerikës kundrejt qeverisë së Venezuelës. Ka ardhur koha që vendet e tjera të mbështesin Juan Guaidon tha në fjalën e tij këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Deklarata e këshilltari Bolton vjen në kohën kur presidenti i Venezuelës duke përbuzur ndihmat e Amerikës ndaj vendit të tij, ka theksuar se dhuratat e Uashingtonit më parë kanë shkatërruar Afganistanin, Irakun, Sirinë dhe Libinë. Nikolas Maduro në një prononcim për gazetarët, i ka quajtur helmuese ndihmat e ashtuquajtura humanitare të Amerikës për Venezuelën dhe ka kundërshtuar hyrjen e këtyre ndihmave në vendin e tij. Presidenti i Venezuelës ka akuzuar Amerikën për përpjekje për ta shkatërruar pavarësinë dhe sovranitetin e Venezuelës me pretekstin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe ka thënë: "Ndihmat e Uashingtonit janë vetëm mbulesë për të fshehur krimet e Amerikës". Maduro gjithashtu ka theksuar se Karakasi është i gatshëm për ta bërë çdo hap në rrugën e bisedimeve dhe mirëkuptimit mes partive politike të Venezuelës. Maduro shtoi: "BE është bërë e shurdhër përball krizës së Venezuelës dhe po dëgjon vetëm skenarin e ekstremit të djathtë".