16 shtete kanë ngritur padi kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85846-16_shtete_kanë_ngritur_padi_kundër_trump
Presidenti amerikan për shkak se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme me qëllim që të zbatojë premtimin e tij elektoral atë të ndërtimit të murit ndarës me Meksikën, është përballur me padinë e 16 shteteve në Amerikë, të cilët akuzojnë presidentin për vjedhjen e burimeve financiare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 19, 2019 05:35 Europe/Tirane
  • 16 shtete kanë ngritur padi kundër Trump

Presidenti amerikan për shkak se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme me qëllim që të zbatojë premtimin e tij elektoral atë të ndërtimit të murit ndarës me Meksikën, është përballur me padinë e 16 shteteve në Amerikë, të cilët akuzojnë presidentin për vjedhjen e burimeve financiare.

Padia e 167 shteteve në Amerikë ngrihet kundër presidentit në kohën kur ai përballet me probleme siç është përpjekja për aktivizimin e amendamentit 25. Kryetari i komisionit gjyqësor në senatin amerikan është zotuar t’i shkojë deri në fund çështjes së diskutimeve të mbajtura në 2017-tën për rrëzimin e presidentit Donald Trump. Nëse do të jetë e nevojshme, do të lëshojmë dhe thirrje për paraqitje, deklaroi senatori Lindsey Graham. Ka qene ish shefi i FBI i Andrew McCabe ai që doli me pretendimet se zëvendësi prokurori përgjithshëm Rod Rosenstein ka diskutuar mbi numrat e nevojshëm për të aktivizuar Amendamentin e 25-të që parashikon heqjen e një presidenti nëse konsiderohet i papërshtatshëm. Vete Rosenstein, në të kaluarën nuk e ka pranuar të ketë folur për aktivizimin e klauzolës, por Graham tani duket i vendosur të hedhë dritë mbi këtë çështje. Reagimi i tij erdhi pas intervistës së dhënë nga McCabe ne emisionin 60 minuta të CBS, ku këmbënguli se Rosenstein ishte “absolutisht serioz” teksa diskutonte përdorimin e një përgjuesi për të regjistruar Trumpin. Ai theksoi nga ana tjetër se FBI-ja kishte arsye t’i hetonte lidhjet e presidentit me Rusinë, bazuar ne vete veprimet e tij qe ngjallnin dyshime. McCabe u pushua nga puna vitin e kaluar pas pretendimeve se kishte gënjyer hetuesit qeveritare. Akuzat se Rosenstein e ka përmendur vërtet amendamentin për rrëzimin e Trumpit u raportuan për herë të parë nga New York times vitin e kaluar, e për këtë, gazeta prestigjioze citonte disa burime anonime.