16 shtete padi kundër Trump: Po abuzon me fondet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85853-16_shtete_padi_kundër_trump_po_abuzon_me_fondet
16 shtete amerikane, te drejtuara nga Kalifornia janë bërë bashkë për të paditur administratën e presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, çka i lejon përdorimin e fondeve të emergjencës për ngritjen e murit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 19, 2019 12:07 Europe/Tirane
  • 16 shtete padi kundër Trump: Po abuzon me fondet

16 shtete amerikane, te drejtuara nga Kalifornia janë bërë bashkë për të paditur administratën e presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, çka i lejon përdorimin e fondeve të emergjencës për ngritjen e murit.

Padia u paraqit në gjykatën për Qarkun e Veriut të Kalifornisë. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi trump aktivizoi kompetencat e jashtëzakonshme me qëllimin të anashkalonte Kongresin e te siguronte kësisoj financimin e projektit – një premtim qendror fushate ky i manjatit të shndërruar në politikan.

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha se po e merrnin kreun e shtetit në gjykatë “për të bllokuar shpërdorimin e pushtetit presidencial nga ana e tij”.

“Po e ngremë këtë padi kundër presidentit Trump për ta ndaluar të përdorë në mënyrë të njëanshme fondet e tatimpaguesve, të lëna mënjanë në mënyrë legjitime nga kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend për teatër”, tha Xavier Becerra, Prokuror i Përgjithshëm, Kaliforni.

Trump njoftoi planin e tij pasi kongresi i refuzoi fondet për ndërtimin e murit.

Koalicioni i 16 shteteve argumenton se urdhri i tij për të devijuar fondet do t’i kushtoje atyre miliona dollarë, duke i dëmtuar ekonomitë.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve i tha rrjetit televiziv deklaroi se qëndresa në këtë rast është e domosdoshme.

Nëse dorëzohemi, u shpreh ai, do të prishet parimi i kontrollit dhe balancës së pushtetit. Nuk do të ketë ndarje të pushteteve, por vetëm një ndarje në linja partiake”.