Bernie Sanders e quan Trumpin 'demagog'
Senatori amerikan Bernie Sanders, i cili njoftoi se do kandidojë për president përsëri në zgjedhjet 2020, i është përgjigjur sulmeve të Presidentit Trump mbi të, duke e quajtur atë një "demagog".
Në një intervistë me CBS News, senatori i pavarur nga Vermonti i cili grupon me demokratët, tha se populli amerikan nuk duhet të besojë ato që thotë Trump. "Ju keni një president që është një demagog, keni një president që po na udhëheq në një drejtim autoritar, unë shpresoj se populli amerikan nuk beson në atë që thotë Trump", tha Sanders. Trump, nga ana tjetër, ka kërcënuar kundër asaj që ai pretendon se është kthesa e Partisë Demokratike në socializëm, duke cituar popullaritetin në rritje të Sanders dhe përfaqësueses Aleksandria Ocasio-Cortez, të dy të vetëshpallur socialistë demokratë. Thirrja e Sanders për kujdesin shëndetësor universal, për pagë minimale prej 15 $ për orë, dhe për arsimin publik falas, ka fituar mbështetje të madhe e të fortë midis liberalëve të rinj.