Venezuela ndërpret lidhjet e saj me Kolumbinë
Presidenti i Venezuelës ditën e shtunë njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve të vendit të tij me Kolumbinë dhe tha se ambasadori dhe diplomatët kolumbianë kanë 24 orë që të largohen nga Venezuela.
Nikolas Maduro në një tubim madhështor përballë përkrahësve të tij në Karakas ka dënuar nxitjet dhe provokimet e Amerikës dhe ka thënë se bashkëpunimi i Kolumbisë me Amerikën konsiderohet ndërhyrje në punët e brendshme të Venezuelës. Bashkëpunimi për të cilin ka folur presidenti Maduro lidhet me ndihmat humanitare të cilat Amerika i ka dërguar në Kolumbi,. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka urdhëruar mbylljen e kufirit me Brazilin, mes krizës për ndihmat humanitare të ardhura nga jashtë. Gjithashtu presidenti po merr në konsideratë edhe mbylljen e kufirit me Kolumbinë. Maduro njoftoi mbylljen e kufirit me Brazilin në një njoftim televiziv. "Nuk dua të marr një vendim të tillë, por po konsideroj mbylljen absolute të kufirit me Kolumbinë,"-tha ai. "Kemi marrë të gjitha masat në mënyrë që të realizohet në mënyrë paqësore." Ndihmat e jashtme po mblidhen në Brazil dhe Kolumbi me thirrjen e liderit të opozitës venezueliane dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido. Vitin e kaluar Maduro pranoi ndihmën nga SHBA ndërsa këtë vit i kundërshtoi dërgesat e reja të ndihmës duke e konsideruar si një 'provokim'. Venezuela ka mbyllur tashmë kufijtë ajrorë dhe detarë me Curacao, pika e tretë e deklarimit të Guaido për kalimin e ndihmave humanitare, si kufijtë me ishujt e Arubas dhe Bonaire.