Konfirmohet shkelja e ligjeve nga Paul Manafort
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86003-konfirmohet_shkelja_e_ligjeve_nga_paul_manafort
Zyra e këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, i ka thënë një gjyqtari amerikan se udhëheqësi i fushatës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Paul Manafort, e ka thyer ligjin disa herë dhe nuk meriton “zbutje” gjatë gjykimit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 24, 2019 11:17 Europe/Tirane
  • Konfirmohet shkelja e ligjeve nga Paul Manafort

Zyra e këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, i ka thënë një gjyqtari amerikan se udhëheqësi i fushatës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Paul Manafort, e ka thyer ligjin disa herë dhe nuk meriton “zbutje” gjatë gjykimit.

Ky rekomandim erdhi pas seancës dëgjimore të Manafortit që u bë publike më 23 shkurt.

Mueller është duke hetuar rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, si dhe bashkëpunimin e mundshëm të ish udhëheqësit të fushatës me Moskën. Trump kishte kundërshtuar të gjitha akuzat si dhe Moska ka kundërshtuar ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA.

Së paku 34 persona kanë pranuar fajësinë apo janë paditur në lidhje me hetimet e Muellerit.

Manafort, po ashtu akuzohet për shpëlarje të parave dhe konspiracion apo manipulim me dëshmitarët e rastit.