Stephen Bannon: Viti 2019, viti i ndyrë për politikën e Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86022-stephen_bannon_viti_2019_viti_i_ndyrë_për_politikën_e_amerikën
Ish-strategu i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka parashikuar se duke marrë parasysh publikimin e raportit të prokurorit speciale të dosjes së Rusisë në vitin 2019 dhe shfrytëzimin e mundshëm të kësaj çështje nga ana e demokratëve, politika e Amerikës ka përpara një vit të ndyrë të politikës.  
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 25, 2019 12:33 Europe/Tirane
  • Stephen Bannon: Viti 2019, viti i ndyrë për politikën e Amerikën

Ish-strategu i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka parashikuar se duke marrë parasysh publikimin e raportit të prokurorit speciale të dosjes së Rusisë në vitin 2019 dhe shfrytëzimin e mundshëm të kësaj çështje nga ana e demokratëve, politika e Amerikës ka përpara një vit të ndyrë të politikës.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Stephen Bannon, ish-strategu i lartë i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë televizive ka thënë se përbërja hetimore në Gjykatën e Nju Jorkut kundër Trump është duke u kryer dhe duke marrë parasysh se rezultatet e këtyre hetimeve mund të shfrytëzohet nga ana e demokratëve në polemikat politike, ky vit parashikohet të jetë një vit i trazuar për Amerikën.

Stephen Bannon ka thënë: "Mendoj se viti 2019, do të jetë viti më i hidhur për politikën e Amerikës edhe qysh nga koha e para luftës civile në këtë vend. Kam parasysh edhe luftën e Vietnamit. Prandaj mendoj se duhet të presim një vit të ndyrë për Amerikën".

Ditëve të kaluara janë publikuar lajme për publikimin e mundshëm së shpejti të rezultateve të hetimeve të Robert Mueller, prokurorit special të dosjes së ndërhyrjes së pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerika dhe bashkëpunimin e shtabit elektoral të Donald Trump me Moskën.