OKB diskuton gjendjen në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86053-okb_diskuton_gjendjen_në_venezuelë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet jashtë radhe me kërkesë të ShBA-së për të diskutuar gjendjen në Venezuelë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • OKB diskuton gjendjen në Venezuelë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet jashtë radhe me kërkesë të ShBA-së për të diskutuar gjendjen në Venezuelë.

Kjo lëvizje e Uashingtonit vjen një ditë pasi Departamenti i Thesarit i njoftoi për sanksione të reja ndaj katër zyrtarëve venezuelas. Zëvendëspresidenti Mike Pence gjatë takimit që pati në Kolumbi me udhëheqësin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, theksoi se Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione edhe më të forta mbi “rrjetet financiare korruptive të regjimit.” Pavarësisht se ShBA-ja dhe shumë vende perëndimore dhe latinoamerikane e mbështesin liderin opozitar të Venezuelës Huan Guaido i cili është vetëshpallur si president i përkohshëm, nga ana tjetër Rusia, Kina, Meksika dhe disa vende të tjera mbështesin presidentin Nikollas Maduro. Këto vende janë kundër përzierjes në politikën e brendshme të Venezuelës. Kërkesa e ShBA-së për një mbledhje jashtë radhe të Këshillit të Sigurimit vjen pasi fundjavën e kaluar dështoi një përpjekjeje për të futur në vend ndihmat humanitare dhe kriza në vend u thellua.