Rusia: Amerika përgatitet për sulm ushtarak kundër Venezuelës
Sekretari i Përgjithshëm i Jashtëm i Këshillit të Sigurimit të Rusisë të martën njoftoi mundësinë e një ofensive ushtarake amerikane kundër Venezuelës.
Nikolai Patrushev iu referua lëvizjeve të fundit ushtarake amerikane në rajon dhe tha se lëvizja e ushtrisë amerikane në Kolumbi dhe Puerto Rico tregon se amerikanët po përgatiten për një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë. Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, por është hera e parë që një zyrtar ka njoftuar se ka indikacione se forcat amerikane janë duke u përgatitur për të përmbysur presidentin e Venezuelës, Nicholas Maduro me anë të forcës ushtarake. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në javët e fundit kanë ndjekur një grusht shteti me mbështetjen e udhëheqësit të opozitës kundër qeverisë venezuelase.