Shkurt 27, 2019 13:40 Europe/Tirane
  • Oxfam kritikon shitjen e armatimeve koalicionit saudit kundër Jemenit

Organizata ndërkombëtare OXFAM në Britaninë e Madhe ka kritikuar shitjen e 330 miliardë dollarë armatime nga shtetet perëndimore në shtete anëtare të koalicionit saudit kundër Jemenit.

Winnie Byanyima, drejtore ekzekutive e organizatës ndërkombëtare OXFAM, në një intervistë me kanalin televiziv Al Xhazira, deklaroi se Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe i kanë shitur armatime koalicionit saudit kundër Jemenit.

Winnie Byanyima shtoi se shtetet perëndimore gjithashtu me kontrata armatimesh dhe me shitjen e armatimeve të tyre, po insistojnë në vazhdimin e luftës së koalicionit saudit kundër Jemenit.

Drejtorja ekzekutive e OXFAM gjithashtu ka thënë: "Nëse nuk ndalet kontratat e armatimeve, nuk do të vendoset paqja".

Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa shteteve të tjera arabe që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur një bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore ndaj këtij vendi.

 

Tags