Senati amerikan akuzoi Kinën për përhapjen e komunizmit
Senati i SHBA duke akuzuar fondacionet kulturore të varura nga Pekini për nxitjen e komunizmit, bëri thirrje për mbylljen e këtyre fondacioneve.
Sipas Reuters, nënkomiteti i Senatit për Studimin, në një raport mbi aktivitetet e fondacioneve të quajtura Confucius, i themeluar që nga viti 2004 për të promovuar gjuhën dhe kulturën kineze në shkollat fillore dhe të mesme në Shtetet e Bashkuara, ka promovuar pikëpamjet e institucioneve të Partisë Komuniste në pushtet në Kinë. Senati amerikan gjithashtu pohoi se 70 për qind e universiteteve amerikane që marrin të paktën250,000 $ në vit nga qeveria kineze, nuk e raportuan këtë shumë në Departamentin Amerikan të Arsimit. Përveç fondacioneve Confucius, që janë aktive në 100 shkolla fillore dhe të mesme në Shtetet e Bashkuara, Kina financon më shumë se 500 kurse që mësojnë gjuhën dhe kulturën kineze në shkollat amerikane. Sipas Senatit, Departamenti Amerikan i Shtetit i sheh fondacionet Confucius si mjeti më i fuqishëm i pushtetit të butë të Kinës.